Sejdiu: Kosova rrezikon të humbasë mundësinë për zhvillimin e infrastrukturës së gazit

Opinionisti Dardan Sejdiu ka paralajmëruar se Kosova mund të mbetet jashtë projekteve të rëndësishme energjetike nëse nuk vepron shpejt për zhvillimin e infrastrukturës së gazit.

Sipas tij, vendi po vonohet në investimet strategjike dhe rrezikon të humbasë kapacitete të rëndësishme për furnizim me gaz.

“Nëse nuk vepron shpejt, as 500 milionë m³ nuk i mbesin për gaz dhe bëhet irelevante”, tha Sejdiu në Klan Kosova.

Reklama e sponzorizuar

Ai theksoi se zgjidhja qëndron te “diversifikimi strategjik”, duke kritikuar institucionet për mungesë serioziteti në planifikimin e së ardhmes energjetike të vendit.