Nafta shkon në 1.64 euro për litër, MINTI publikon çmimet e reja të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës.

Sipas vendimit të MINTI-t, të datës 3 korrik 2026, çmimet maksimale të lejuara janë:

  • Nafta (dizel): 1.64 euro për litër

  • Benzina: 1.46 euro për litër

  • Gazi: 0.60 euro për litër

MINTI ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme gjatë ditës së hënë.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo ankesë lidhur me zbatimin e çmimeve t’i adresojnë përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.