Kryetarja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha, thotë të mos e ketë pritur mirë neglizhencën e treguar nga ARKEP lidhur me mbi 200 mijë numrat e Z-Mobile, që pritet t’i kthehen Telekomit pas shkëputjes së kontratës.
Shatri-Berisha ka hedhur kritika drejtë ARKEP-it, duke thënë se ka pritur reagim më të shpejtë të tyre.
“Kemi prit që ARKEP me e qartësu këtë situatë më shpejtë sepse ligji është I qartë në këtë pikë; numrat i takojnë Telekomit, operatori Z-Mobile vetëm ka qenë shfrytëzues i infrastrukturës së Valas”, ka thënë Shatri-Berisha për Buletinin Ekonomik.
Sipas saj, Bordi i Telekomit deri të premtën e javës së ardhshme do të dalë me një plan të qartë sesi duhet të veprohet tash pas shkëputjes së kontratës. /Buletini Ekonomik/