ATK: Mbi një milionë euro gjoba për bizneset që s’lëshuan kupon fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se kanë dhënë 3.817 gjoba për bizneset që nuk kanë lëshuar kupona fiskal.

Sipas ATK-së, vlera e gjobave është mbi 1 milionë euro.

“Administrata Tatimore e Kosovës, në përpjekje për të siguruar zbatimin e legjislacionit tatimor dhe për të monitoruar përpjekjet e bizneseve në përmbushjen e detyrimeve tatimore, ka kryer 3,188 vizita permbushëse në biznese të ndryshme të vendit, ku për mos-lëshim të kuponëve fiskal, ka rezultuar me aplikim të 3,817 gjobave në vlerë mbi 1 milionë euro. Përderisa, nga janari deri tani janë printuar 317,598,532 kuponë fiskal. Memorizimi i të dhënave përmes pajisjes elektronike fiskale është tejet relevant për institucionin tatimor, duke pas parasysh që PEF mundësojnë vërtetësinë e qarkullimit që kanë bizneset në baza ditore”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

 Njoftimi i plotë:

Administrata Tatimore e Kosovës, në përpjekje për të siguruar zbatimin e legjislacionit tatimor dhe për të monitoruar përpjekjet e bizneseve në përmbushjen e detyrimeve tatimore, ka kryer 3,188 vizita permbushëse në biznese të ndryshme të vendit, ku për mos-lëshim të kuponëve fiskal, ka rezultuar me aplikim të 3,817 gjobave në vlerë mbi 1 milionë euro. Përderisa, nga janari deri tani janë printuar 317,598,532 kuponë fiskal. Memorizimi i të dhënave përmes pajisjes elektronike fiskale është tejet relevant për institucionin tatimor, duke pas parasysh që PEF mundësojnë vërtetësinë e qarkullimit që kanë bizneset në baza ditore

Ky proces i inspektimit dhe verifikimit ka për qëllim të siguroj që të gjithë tatimpaguesit janë duke kryer detyrimet e tyre tatimore me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin.

Autoriteti tatimor inkurajon të gjithë tatimpaguesit të marrin pjesë aktivisht në këtë proces të rëndësishëm të kontributit për shoqërinë dhe zhvillimin e vendit.

Deklarimi dhe pagesa e tatimeve vullnetarisht është pjesë shumë e rëndësishme e ATK-së, e cila reflekton në përgjegjësinë e tatimpaguesve, dhe ndihmon në uljen e ndëshkimeve potenciale. Administrata Tatimore e Kosovës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të bërë këtë proces sa më të lehtë dhe të kuptueshëm për bizneset, duke ofruar informacion dhe ndihmë përkatëse.

Falënderojmë qytetarët të cilën në vazhdimësi janë duke raportuar rastet kur hasen në mos-lëshim të kuponëve fiskal. ATK është duke punuar që të avancoj mekanizmat, përmes së cilëve qytetarët do ta kenë shumë më të lehtë dhe të shpejtë raportimin e çfarëdo rasti, përfshi këtu edhe çështjen e kuponëve fiskal.