“Investimet në sektorin e energjisë këto dy vite e gjysmë janë zero”

Termocentrali Kosova B- Buletini Ekonomik

Blendi Hasaj, Drejtor Ekzekutiv në Institutin GAP, ka reaguar ndaj një postimi të kryeministrit Kurti rreth investimeve në sektorin e energjisë në Kosovë.

Sipas Hasajt, për këto dy vite e gjysmë nën qeverisjen Kurti, nuk ka asnjë investim serioz në sektorin e energjisë.

Postimi i plotë:

Reklama e sponzorizuar

Në sektorin e energjisë, gjatë dy viteve e gjysmë të mandatit të qeverisë aktuale:
– janë investu zero (0) euro në ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë.
– janë nda vetëm 6 milionë euro për masa lidhur me efiçiencën e energjisë në sektorin rezidencial. Të tjerat janë grante të Bashkimit Evropian, të ndara edhe për shtetet fqinje.
– janë nda edhe rreth 15 milionë euro në periudhën 2020-2022 për programet e efiçiencës së energjisë në sektorin publik (ndërtesa publike, ndriçim publik, etj.), bazu në kalkulimet e një raporti të GAP.
– është miratu një Strategji e Energjisë, e cila ndonëse në vitin e dytë të zbatimit të saj, nuk trajtohet fare në dokumentet afatmesme buxhetore të qeverisë.
– i vetmi shpenzim më i lartë që ndërlidhet me sektorin e energjisë është ai për subvencionimin e pjesshëm të tarifave të energjisë elektrike dhe vet sektorit me rreth 100-120 milionë euro. Pra subvencionim, jo investim.

Vlerësimi i arritjeve duhet me u bë me projektet që janë realizu, pra me gjëra të matshme, e jo nënshkrime kontratash e arritje marrëveshjesh; të cilat nuk dihet se a do të realizohen ose kur do të realizohen.