Regjistrimi i popullsisë shtyhet për prill

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që ta shtyjë sërish procesin e regjistrimit të popullsisë.

Regjistrimi i popullsisë ishte paraparë të bëhej fillimisht në shtator, e më pas ishte shtyrë sërish për nëntor, kurse sot u vendos se ky proces do të fillojë në prill të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas ndryshimit të menaxhmentit, ka marrë një letër nga ushtruesi i detyrës së shefit të ri të ASK-së, që “dëshmon se procesi nuk ka shkuar mirë”.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka thënë se gabimet e të kaluarës më nuk do të përsëriten.

Regjistrimi i popullsisë, sipas vendimit të ri, do të bëhet nga 5 prilli deri më 17 maj 2024.