Guvernatori Ismajli: Rritja ekonomike për vitin 2022 ishte 3.5%, inflacioni 11.6%

Ekonomia e Kosovës ka pasur një rritje të ngadalësuar gjatë 2022-së, me një rritje prej 3.5 për qind, u tha në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në të cilin u shqyrtua raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për vitin 2022.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka theksuar se ngadalësimi i kësaj rritje i atribuohet rritjes së përgjithshme të çmimeve.

“Raporti është miratuar nga bordi i BQK-së, sa i përket aspektit të ekonomisë së Kosovës, sipas raporti të viti 2022 ekonomia e Kosovës shënoj një rritje të ngadalësuar ekonomike prej 3.5 për qind. Ngadalësimi i aktivitete kryesisht iu atribuua rritjes së përgjithshme të çmimeve duke ndikuar në rritje enorme të bruto produkteve vendor me vetëm një pikë përqindje”, ka theksuar ai.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, mesatarja vjetore e inflacionit në vitin 2022 rezultoi 11.6 për qind.

“Çmimet në vitin 2022 vazhduan të diktohen kryesisht nga faktorë të jashtëm që përcaktuan trajektoren e inflacionit nga gjysma e dytë e vitit paraprak, që përfshijnë rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare, pengesat në zinxhirët e furnizimit të shkaktuara nga pandemia dhe rritjen e hovshme të kërkesës së përgjithshme. Një ndër faktorët kryesore në inflacion ishte çmimi i energjisë dhe ushqimit me fillimin e luftës në Ukrainë, e cila u transmetua përmes kanaleve të ndryshme edhe në Kosovë. Mesatarja vjetore e inflacionit në vitin 2022 rezultoi 11.6 për qind, në raport me 3.4 për qind që ishte në vitin paraprak. Sa u përket të hyrave buxhetore ato shënuan një rritje prej 13.7 për qind, si rezultat kryesisht i masave në formalizmin e ekonomisë dhe inflacionit. Edhe shpenzimet buxhetore shënuan një rritje dyshifrore prej 10.5 për qind të bruto produktit vendor. Borxhi publik arriti vlerën 1.8 miliardë euro ose 4.2 për qind më i lartë se sa viti 2021. Borxhi publik ra në 20.7 për qind nga 21.5 për qind sa ishte në vitin 2021”, ka deklaruar ai.