Gjermania nis taksinë e saj fluturuese – “Lilium” merr përgjigje pozitive nga Bashkimi Europian

Lilium static demonstrator at EBACE 2023 at Palexpo, Le Grand-Saconnex

‘Lilium’, një firmë gjermane për prodhimin e taksive ajrore, ka marrë miratimin rregullator për të projektuar dhe operuar automjetet e saj elektrike. ‘Lilium’ iu dha “Miratimi i Organizatës së Dizajnit” nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Europian, një licencë speciale që i jep kompanisë mundësinë për të projektuar dhe prodhuar mjetet e saj fluturuese sipas rregullave formale për industrinë.

Drejtori ekzekutiv i agjencisë së BE-së, tha se po vendoste rregullat e duhura për operimin dhe po kujdesej për elementët mjedisorë duke përfshirë zhurmën dhe duke siguruar përmbushjen e standardeve të larta të sigurisë. Ai shtoi së në të njëjtën kohë është treguar kujdes për krijimin e pengesave për hyrjen në këtë treg të ri dhe është punuar në partneritet me ‘Lilium’, brenda një afati kohor të kërkuar. Ky konsiderohet si një moment historik për industrinë, e cila ka punuar për disa vite për t’i bërë automjete të tilla gati për komercializim.

Teknologët dhe kapitalistët sipërmarrës gjatë viteve të fundit kanë derdhur miliarda dollarë në sipërmarrje që synojnë të prodhojnë taksi fluturuese – ende me pak sukses të prekshëm.

Reklama e sponzorizuar

Në rastin e ‘Lilium’-it, automjetet e tij janë më të prirura drejt udhëtimeve të brendshme ndërqytetare sesa fluturimeve nëpër vende. ‘Lilium Jet’ përdor helika të shumta të vogla, të drejtuara nga motorë elektrikë, për të siguruar ngritjen dhe uljen, si dhe shtytje gjatë fazës së fluturimit.

Pasi të jetë gati për fluturime komerciale, ‘Lilium Jet’ do të jetë në gjendje të udhëtojë 300 kilometra në orë pas një karikimi të vetëm – ekuivalenti i një udhëtimi nga Londra në Mançester, Britani e Madhe.

‘Lilium’, i cili u themelua në vitin 2015 nga katër miq nga Universiteti Teknik i Mynihut në Gjermani, dëshiron të nisë fluturime komerciale deri në vitin 2025. Kompania përballet me konkurrencë të ashpër nga lojtarët kryesorë të hapësirës ajrore Boeing dhe Airbus, si dhe start-up gjerman Volocopter, i cili po punon gjithashtu për prodhimin e një taksie ajrore. /Scan tv/