Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të martën shpalosi detaje lidhur me praktikat selektive dhe shkeljen e të drejtave të punës edhe në sektorin publik, duke u fokusuar veçanërisht në një rast në Komunën e Prishtinës që ka rezultuar në shkelje e të drejtave të punëtorëve të institucioneve arsimore në këtë komunë.
Albesa Humolli, përfaqësuese e KDI-së, theksoi se viteve të fundit është një 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐚𝐥𝐚𝐫𝐦𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐞 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬 dhe parregullsive në vendin e punës.
“Raportimet e qytetarëve që KDI-ALAC pranon në baza ditore paraqesin një pamje të zymtë të sektorit publik dhe privat në Kosovë, ku mohimi i të drejtave të punëtorëve po bëhet gjithnjë e më i përhapur. Këto raportime zakonisht përmbajnë shkelje thelbësore, të tilla si mungesa e kontratës formale të punës, mospagimi i kontributeve pensionale dhe refuzimi i pushimit vjetor apo mjekësor me pagesë apo vonesat në pagë.
Këto raportime të shpeshta dhe shqetësuese jo vetëm që nënvizojnë problemet e shumta me të drejtat e punëtorëve, madje edhe në nivelin e tyre më elementar por janë edhe indikator se ku po çalon lufta kundër korrupsionit në vend dhe cilat janë sektorët më të prekur nga korrupsioni”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa shumica e shkeljeve të të drejtave të punës raportohen në sektorin privat, KDI-ALAC ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të shkeljeve nga marrëdhënia e punës brenda sektorit publik, kështu duke e sfiduar perceptimin e përgjithshëm se punësimi në sektorin publik është më i rregulluar dhe se të drejtat e punonjësve në këtë sektor janë më të mbrojtura.
“Ndryshe nga sektori privat, ku shkeljet shpesh ndodhin pas punësimit, sektori publik sheh shkelje më së shumti gjatë procesit të punësimit, duke përfshirë edhe rekrutimin. Sidoqoftë, kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur punonjësit e institucioneve publike paraqiten në KDI-ALAC me raportime mbi shkeljet e së drejtave të tyre në vendin e punës”.
Në shtator të vitit të kaluar, KDI njofton se ka pranuar një raportim nga Edona Berisha, mësimdhënëse në SHML “Ali Sokoli” në Prishtinë, për mohim të së drejtës për pushim mjekësor.
“Institucioni arsimor në fjalë i kishte hequr asaj mëditjen për shkak të mungesës një-ditore në vendin e punës për shkaqe shëndetësore – duke theksuar në vendim që si vërtetim i vlefshëm është vetëm ai i lëshuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, e jo edhe vërtetimi i lëshuar nga qendrat tjera të mjekësisë familjare në Komunën e Prishtinës.
KDI kishte asistuar znj. Berisha që të ankimojë vendimin në fjalë tek Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës. 𝐃𝐊𝐀-𝐣𝐚 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐫𝐞𝐟𝐮𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐧𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐧, duke cituar një Qarkore njoftuese (03-646-2023) të shtatorit 2023, sipas së cilës 𝐧𝐣𝐢𝐡𝐞𝐧 𝐬𝐢 𝐯𝐚𝐥𝐢𝐝𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐞̈𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐌𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞”, thuhet më tej.
Sipas KDI-së, kjo qarkore përcakton kufizime për mësimdhënësit sa i përket marrjes së pushimit mjekësor e kështu tejkalon kërkesat ligjore të përcaktuar nga ligji i punës në fuqi, si dhe të vetë kontratave të punës të nënshkruara mes mësimdhënësve dhe komunës.
“Ndonëse pa mbështetje adekuate ligjore në aktet në fuqi, KDI-ALAC ka zbuluar që kjo qarkore ka krijuar polemika si dhe praktika kontroverse e jokonsistente edhe në implementim. Si rrjedhojë, KDI, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, ka marrë 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐢𝐦 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐪𝐞̈ 𝐪𝐚𝐫𝐤𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈ 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐩𝐫𝐞𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐫𝐲𝐦𝐞̈𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐯𝐚𝐥𝐢𝐝𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐥𝐞̈𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞, 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞”.
“Ky rast, por edhe të tjerë të kësaj natyre, flasin për 𝐩𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐬𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐦𝐞 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤. Trajtimi diskriminues i znj. Berisha, flet për tendencën e institucioneve publike për zbatim të gabuar të akteve në fuqi, moskomunikim brenda niveleve të ndryshme të vendimmarrjes në institucione publike, si dhe ekzistimin e dispozitave të paqarta – që si faktorë mund të qojnë në shkelje të të drejtave bazike në punë”.