Mbi 84 milionë euro ishte vlera e remitencave të dërguara në Kosovë nga emigrantët për muajin janar 2024.
Sipas raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera totale e remitencave gjatë vitit 2023 ishte 1 miliard e 343 milionë euro.
Hyrjet më të mëdha të remitencave ishin nga Institucionet Financiare Jobankare (IFJB) me 63.3 për qind, ndjekur nga bankat me 19.4 për qind, dhe kanalet e tjera me 17.3 për qind.
“Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin janar 2024 ishin rreth 84.6 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet tjera 17.3. Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,343.4 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10%”, thuhet në njoftim.