Ministri Peci: Mbi 400 mijë gra fermere përfituan vitin e kaluar nga grantet e ndara prej 8 milionë eurosh

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se gjatë vitit të kaluar nga grantet që ka ndarë MBPZHR-ja, kanë përfituar 426 mijë gra fermere me vlerë monetare 8 milionë euro.

Sipas tij, rritja e sistemit të bujqësisë në mënyrën të qëndrueshme dhe efikase nuk është i mundur pa gratë, ka thënë ministri Peci të martën gjatë një forumit të mbajtur me temën “Roli i Gruas në Bujqësi dhe Zhvillim Rural”.

Gjithashtu, ministri tha se pavarësisht se shoqëria ende përballet me hendeqe të vjetra sociale, gruaja duhet të ketë rol aktiv në shoqëri.

Reklama e sponzorizuar

“Gruaja nuk duhet të mbetet vetëm në aspektin ekonomik, sa për të mbetur gjallë. Bujqësia duhet të jetë për zhvillim sepse roli i grave është thelbësorë për të thyer steorotipe. Shoh nga afër në teren punën në biseda me fermerë, çdo ditë shoh se rritet një sistem bujqësor i qëndrueshëm dhe efikas. Kjo nuk mund të arrihet pa gruan, ajo duhet të ketë një rol efikas. Vitin e kaluar në periudhën e granteve vlera e përfituese te granteve është 7.2 milionë euro brenda një viti fiskal. 426 mijë gra përfituese në vlerë monetare 8 milionë euro”.

“Gruaja nuk duhet ta shohë bujqësinë nga e kaluara, ku është parë roli i saj vetëm sa për mbijetesë. Ne tentojmë t’i japim rëndësinë e duhur bujqësisë dhe rolin kryesor që duhet ta kenë gratë në të gjitha sferat e jetës. Ajo se çka kemi punuar si Ministri e Bujqësisë në mandatin tim besoj se do jetë shtyse për të tjera”, tha ministri.

Një nga problemet me të cilat është përballur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas Pecit, ka qenë zinxhiri i farave që nuk ka qenë në standardin e duhur e që kanë qenë import nga Serbia.

“Disa nga veprimet që i kemi marrë forma legjislative, zinxhiri i farave nuk ka qenë më standarde të duhura. Një nga vërejtjet që i kam pas për këtë institut ka qenë analiza që laboratorët kanë bërë për farën. Ka ardh import i farës nga Serbia, në letër ka qenë me nivel të lartë më pas ka dal nën 50% vlerë”, tha Peci.

Ministri tha se po presin që këtë muaj të kenë veprime reformative në institut.

“Kam bashkëpunim me fermerë, i takoj në vendpunishte, çdo shqetësim që e kanë, e përsëris se fermerin e kam pas këshilltarin kryesorin në këtë mandat. 70% ka qenë buxheti me i madh që përfshihet në programin e granteve”.

“Fermerëve të Kosovës do të iu ofrohen 20 mijë trajnime për të gjithë. Ne synojmë që prodhimtaria e qumështit t’i bëjë fermerët bashkë, që të bëjnë shitje bashkë. Javën ose muajin tjetër kam disa trajnime jo vetëm të djathit të Sharrit por edhe tjera”, shtoi ai.

Ai tha se plani i tyre si Ministri është që “të krijojnë mundësi dhe lehtësi” për import të produkteve shtazore në vendet e BE-së.

“Planin tonë legjislativ e kem ngritjen e standardeve që krijon mundësi dhe lehtësi për importin e produkteve shtazore në vendet e BE-së. Subvencioni i dedikohet punëtorit dhe fermerit, jo titullarit të pronës”, ka thënë ai./EO/