Bislimi s’flet rreth propozimeve që ka bërë Qeveria për dinarin në Bruksel

Besnik Bislimi
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj jave në Bruksel.

I pyetur se cilat kanë qenë propozimet që i kanë dhënë gjatë takimit me kryenegociatorin serb Petar Petkoviç, Bislimi ka refuzuar që të përgjigjet.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak , të martën ka thënë se në takimet e sotme me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel u sqaruan detaje të rëndësishme rreth çështjes së dinarit.

Reklama e sponzorizuar

Lajçak shtoi se janë pajtuar të mblidhen sërish javën e ardhshme “me ambicien për të gjetur një zgjidhje”.