Varfërohet shporta e konsumatorit në Kosovë

Rritja e çmimeve pas pandemisë Covdi-19, ka varfëruar konsiderueshëm shportën e konsumatorit në Kosovë. Këtë e ka konstatuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës përmes matjeve të kryera në Anketën e Ekonomive Familjare për vitin  2022.

Përmes kësaj ankete, qëllimi kryesor është të bëhët krahasimi i matjeve mbi konsumin, shpenzimet dhe të ardhurat ekonomike familjare. 

Në bazë të raportit del se nje familje kosovare brenda nje viti ka shpenzuar mesatarisht 8 mijë 106 euro, që është më pak se matjet e kryera në vitet para pandemisë kur mesatarja e shpenzimeve shkonte mbi 9 mijë euro.

Reklama e sponzorizuar

Për kokë banori del se shpenzimet kanë qenë 1 mijë e 903 euro. 

Viti 

 

 

 

Gjithsej 

     

 

 

Konsumi per ekonomitë familjare 

 

 

Konsumi për banorë 

 

 

2022  2,527 €  8,106 €  1,903 € 

 

Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 55 përqind për ushqim dhe 14 përqind për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport 7 përqind dhe veshmbathje nga 6 përqind, për alkool dhe duhan si dhe për mobiliet nga 3 përqind. 

Ushqimi në Kosovë dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, që plotësojnë vlerën e konsumit të ushqimit. Më pas radhiten perimet dhe pijet jo alkoolike dhe duhani. 

Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) gjatë vitit 2022 përfshinë një mostër prej 2.400 ekonomi familjare. Shkalla e përgjigjeve është 65 përqind nëse ekonomitë familjare të zëvendësuara janë konsideruar se nuk kanë dhënë përgjigje.  

Ekonomia familjare rezulton pagat familjare të përbashkëta të cilët jetojnë në një ambient, qoftë banesë apo shtëpi por që kanë mjete financiare të përbashkëta. 

Në totalin e shpenzimeve të familjeve marrin pjesë kryesisht qiraja, pagesa e kredisë, ushqimi dhe shpenzimet shkollore.

Qira e banesës 

Pagesa e kredisë 

250 

200€ 

Shpenzimet për enërgji elektrike  70 
Ujë  20 
Ngrohje  30 
Ushqimi  200€ 
Transporti  30 
Shpenzime shkollore   180€ 
Gjithsej  980 

 

Nga gjetjet e anketës, del se një familje për t’i mbuluar këto shpenzime duhet t’i ketë tre anëtarë të punësuar me një pagë mesatarisht 400-500 euro, sa është edhe paga mesatare në Kosovë. /Aurita Bytyqi/