Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë t’i rrisin në shifra të larta fitimet e tyre vit pas viti.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), për gjashtë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera ndaj qytetarëve dhe bizneseve, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 90.9 milionë euro, ose 8.2 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.
Në gjashtëmujorin e parë 2023, fitimi i bankave ka qenë 82.6 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ky profit ishte 65 milionë euro.
Norma e interesit për muajin qershor të këtij viti ishte 6.1 për qind.
Ndërkaq, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin qershor është mbi 5 miliardë euro.









