MINT ka një njoftim për bizneset

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar bizneset se të enjten do të mbahet një sesion informues për bizneset e interesuara për aplikim në Skemën e Granteve për Inovacion, e shpallur nga MINT në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

“Skema zbatohet përmes KIESA dhe Projektit KSV/023 – Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për bizneset fillestare (Start-Up) dhe NMVM-të në Republikën e Kosovës. Gjatë sesionit, pjesëmarrësit do të mund të bëjnë pyetje për të gjitha aspektet dhe kriteret e kërkuara nga pakoja e thirrjes publike për Skemën e Granteve për Inovacion, të shpallur më 08 tetor 2024”, thuhet në njoftim.

Sesioni do të mbahet në orën 13:00.

Reklama e sponzorizuar

“Vendi: Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Rruga Agim Ramadani, Ndërtesa e Fakultetit Teknik, 10000 Prishtinë”.