Kryeministri Albin Kurti ka pretenduar se janë bërë 444 investime infrastrukturore në arsim.
Në mesin e tyre, Kurti përmendi edhe investimet në çerdhe, numri i të cilave mbetet vite dritë larg përmbushjes së premtimit para katër vitesh (160).
Postimi:
444 investime infrastrukturore në arsim në vlerë 61.9 milionë euro.
Shkollat, çerdhet, sallat sportive të reja dhe renovimi i objekteve ekzistuese janë dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Investimet në infrastrukturën arsimore janë shumë të rëndësishme sepse në çdo klasë e çdo shkollë përgatitet e formësohet e ardhmja e vendit tonë.