Kurti, Aliu e Durmishi përurojnë aksin rrugor Zhur-Brod

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrin, Hysen Durmishi kanë marrë pjesë në përurimin e aksit rrugor Zhur-Brod.

Aliu ka bërë të ditur se kostoja e këtij investimi është rreth 7.9 milionë euro, që është zhvilluar në dy llote Zhur-Dragash dhe Dragash-Brod.

“Të gjithëve na kujtohet rruga e vjetër nga Zhuri në Sharr e edhe deri në Brod, që shkaktonte shumë vështirësi tek qytetarët. E tani kemi rrugën me tre korsi deri në Dragash e me infrastrukturë të mirërregulluar”, ka shkruar Aliu në Facebook. /teve1.info/

Reklama e sponzorizuar