Ministri i Financave, Punës dhe Transereve, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro.
Sipas tij, këtë vit është arritur realizimi 100% i planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti.
Murati, përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja siç thotë ai, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – (shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet).











