Çmimet e larta në Kosovë, qytetarët shprehen për bojkotim të marketeve të mëdha

market
Footografi e Ilustruar

Çmimet e larta në tregjet e Kosovës vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët, të cilët e shohin bojkotimin e marketeve të mëdha si një mundësi reagimi ndaj abuzimeve me çmimet.

Qytetarja Synavere Llapaj, e pa punë, shprehet se çmimet janë të larta dhe pagat e ulëta janë një barrë për qytetarët.

Ajo sugjeron që një bojkot mund të ndikonte në uljen e çmimeve.

Reklama e sponzorizuar

“Meqenëse çmimet kanë qenë edhe më herët kështu tani janë të larta edhe pse pagat nuk janë të larta për neve janë çmimet e larta. Duhet të bëhet një bilanci që të arrihet në mesataren e pagave. Unë nuk marrë asgjë sepse nuk punoj jam e pa punë janë bërë disa vite, po e shoh që çmimet janë më të larta, edhe pse po i shoh që po shkruan se ka zbritje por çmimi po është i njëjtë si ai me zbritje. E kam parë kishte me qenë mirë me bë sikur vendeve të tjera, për ta bërë një bojkot dhe me pa si po rrjedhë, po mendoj që ulë çmimet”, ka thënë Llapaj.

Po ashtu, qytetari Yll Berisha theksoi se çmimet janë të larta dhe kërkojnë nga Qeveria që të rrisin pagat për t’iu përshtatur këtyre çmimeve.

“Po janë çmimet e larta dhe mendoj që të bojkotohen. Në gjithçka vërehet rritjet e çmimeve. Sigurisht pagat nuk janë të mëdha për çmimet, kërkoj nga Qeveria që të rrisin pagat në krahasim me çmimet”, ka deklaruar Berisha për Ekonomia Online.

Ndërsa, qytetari Heset Vrajolli propozon një pagë minimale prej 700-800 euro për të lehtësuar jetesën.

“Janë të lartë çmimet, nuk e di për vendet tjera por për qytetarët e Kosovës janë të larta. Në bazë të këtyre çmimeve duhet të bojkotohen. Paga minimale duhet të jetë 700-800 që deri diku t’ia dalim”, ka theksuar Vrajolli.

Gjatë javëve të fundit, në rajon qytetarët kanë organizuar një sërë protesta kundër rritjes së çmimeve dhe bojkotimin e marketeve të mëdha, kjo iniciativë fillojë nga shteti i Kroacisë, u përhap në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnje dhe Slloveni.