Kërkohet ngritja e çmimit të rrymës për 35%, aplikimin e konfirmon edhe ZRRE

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) e ka konfirmuar paraqitjen e kërkesës nga KEDS, KESCO dhe KOSTT për të hyrat maksimale për vitin 2025, ose më konkretisht për ngritje të çmimit të rrymës, vetëm pas publikimit të informacionit të publikuar në disa medie. Nëpërmjet një komunikate, ZRRE ka sqaruar të premten opinionin publik se “çdo deklaratë ose informacion lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike në këtë moment është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit publik”.

Buletini Ekonomik

ZRRE-ja, të premten (më 7 shkurt 2025), në orët e pasditës ka njoftuar se aplikimet për tarifa të reja janë bërë nga kompanitë e sektorit energjetik. Kërkesa e re e kompanive energjetike të Kosovës për të ringritur çmimin e rrymës, madje për 35 për qind, po e legjitimon bindshëm frikën që shprehën njohësit e zhvillimeve energjetike në fillim të janarit të sivjetshëm, me rastin e shpalljes së një krize të re energjetike në Kosovë, nga kompanitë energjetike të vendit, si pasojë e ”mungesës së energjisë elektrike të prodhuar nga termocentralet e vendit dhe importi i kushtueshëm i rrymës nga tregjet ndërkombëtare.

Reklama e sponzorizuar

Me këtë rast nga njohësit e rrethanave elektroenergjetike dhe nga ekspertët e paanshëm u tha se kriza e fillim-janarit më shumë ishte krizë e stisur dhe e nxitur se sa që ishte krizë reale. Dhe, tani, dalja në ditë e kërkesës për t’u ngritur çmimi i energjisë elektrike 35 për qind, po e bënë të saktë parashikimin për krizën, për krizën artificiale dhe për krizën farsë dhe pretekst për çmime të ringritura të rrymës në vendin më të varfër në Europë, që burim kryesor energjetik, ose mbi 95 për qind, e ka linjitin vetanak me shumë pasoja për shumë banorë të vendit. Ndërkohë shumë zëra edhe nga kompanitë energjetike të sipërpërmendura, që kërkojnë anonimitetin, e pohojnë se ka javë e ditë që është bërë kërkesa për ringritje të çmimit të rrymës.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) e ka konfirmuar paraqitjen e kërkesës nga KEDS, KESCO dhe KOSTT për të hyrat maksimale për vitin 2025, ose më konkretisht për ngritje të çmimit të rrymës, vetëm pas publikimit të informacionit të publikuar në disa medie. ZRRE-ja, të premtën (më 7 shkurt 2025), në orët e pasdditës ka njoftuar se aplikimet per tarifa të reja janë bërë nga kompanitë e sektorit energjetik.

Në komunikatën e ZRRE-së thuhet kështu:

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se ka pranuar aplikacionet nga operatorët e licencuar, në përputhje me kërkesat ligjore, për përshtatjet e të hyrave të lejuara maksimale”

Sipas ZRRE-së, këto aplikacione janë aktualisht në proces të vlerësimit nga ZRRE, dhe pas përfundimit të këtij procesi, ZRRE do të publikojë raportin konsultativ, i cili do të ndahet me publikun për shqyrtim dhe komente”.

Në komunikatën e ZRRE-së thuhet në vazhdim se “Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se çdo deklaratë ose informacion lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike në këtë moment është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit publik. Këto pretendime nuk kanë asnjë lidhje me të dhënat aktuale të pranuara nga operatorët e licencuar dhe nuk pasqyrojnë procesin në vazhdim të vlerësimit nga ZRRE. ZRRE fton të gjitha palët e interesuara dhe qytetarët që për çdo pyetje, shqetësim ose informacion lidhur me këtë proces, të kontaktojnë drejtpërdrejt me ZRRE për të marrë informacionin e saktë dhe të bazuar në procedurat ligjore dhe rregullative të përcaktuara”.

Sot kërkesa e KEDS, KESCO-s dhe KOSTT-it drejtuar ZRRE-së, ishte bërë publike nga disa medie kosovare të cilat kanë saktësuar se kompanitë në fjalë kanë kërkuar që t’u lejohet rritja e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2025 me rreth 145 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Ose, nga rreth 400 milionë euro sa kanë qenë të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2024, në vitin 2025 të hyrat maksimale janë kërkuar të jenë rreth 545 milionë euro, që i bie se është kërkuar rritja e të hyrave përafërsisht diku përreth 35%. Dhe nëse ZRRE tregohet e dëgjueshme, përkatësisht nëse miratohet kjo kërkesë, kosovarët do të paguajnë me këtë përqindje më shtrenjtë energjinë elektrike nga 1 prilli i 2025-tës, kur rëndom fuqizohen tarifat e reja të rrymës.

Disa medie të vendit kanë raportuar sot se “sërish do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, dhe atë për 35 për qind”. Madje sipas burimeve të Klankosova, “vendimi tashmë është marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, dhe hyn në fuqi nga 1 prilli, por ende nuk është bërë publik”. Vendimi, sipas të njëjtave burime, “u mor për shkak se kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kanë bërë kërkesë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e të hyrave të lejuara maksimale, e që i bie rreth 145 milionë euro më shumë këtë vit, krahasuar me vitin paraprak”, raporton Klan Kosova.

Sidoqoftë, duhet thënë se asnjë arsye e vetme nuk ekziston aktualisht për ringritje të çmimit të rrymës në Kosovës. Siç dihet, si rrjedhojë e krizës energjetike në vitin 2022 dhe rritjes së çmimit të importit të energjisë elektrike, ZRRE ka ngritur tashmë dy herë çmimin e rrymës. Dhe rritja evidente e kostos për konsumatorët kosovarë, rritja e tretë e çmimit të rrymës e padeklaruar si kosto e ngritur, ka ndodhur me rastin e rikthimit të bllok-tarifave, me ç’rast për konsumatorët mbi 800 kilovat-orë, çmimi praktikisht është dyfishuar.

Kërkesa e kompanive të sektorit energjetik për të ngritar çmimin e rrymës është e pa arsyeshme, e palogjikshme dhe e imponuueshme nga subjektet private të furnizimit dhe të distribuimit të rrymës në Kosovë. Aq më parë, nuk ka logjikë fare kur kërkesat për ngritje çmimi po bëhen në momentumin kur në shumë vende të botës po zbritet çmimi i energjisë elektrike.

Në Shqipëri, që nga 1 shkurti i këtij viti të gjithë shqiptarët pra, konsumatorët e të gjitha kategorive kanë marrë vendimet për ulje të energjisë elektrike.

“Çmimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të ulet për të gjithë shqiptarët”, kishte thënë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për uljen e çmimit të rrymës në prag të festive të fundvitit të kaluar.

ZRRE-ja do të duhej t’i ketë parasysh trendet aktuale të uljes së çmimit të energjisë elektrike në shumë vende të botës gjatë trajtimit të kërkesës për ringritje çmimi në Kosovë, në momentumin kur po ndodhin ulje çmimesh të energjisë elektrike në shumë vende të botës. /Buletini Ekonomik/