Shqipëria me 2, 415 vetëprodhues të energjisë solare

Në vitin 2020, në Shqipëri u regjistruan vetëm 59 klientë që e prodhonin vetë energjinë për nevojat e tyre, ndërsa në vitin 2021 u shtuan edhe 115 të tjerë. Ndërkohë, rritja ishte e lartë në vitin 2022 me 625 klientë, apo 443% më shumë se viti paraardhës. Kurse në vitin 2023, u shtuan edhe 729 vetëprodhues të tjerë, ndërsa numri më i lartë u regjistrua në vitin 2024, kur u miratuan aplikimet e 887 klientëve.

Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike në Shqipëri ka pësuar rritje progresive në 5 vitet e fundit, për të arritur në 2, 415 klientë deri në fund të vitit 2024.

Reklama e sponzorizuar

Sipas të dhënave zyrtare për periudhën 2020-2024, autokonsumatorët kanë shënuar rritje të ndjeshme, sidomos në 3 vitet e fundit. Më konkretisht, në vitin 2020 u regjistruan vetëm 59 klientë që e prodhonin vetë energjinë për nevojat e tyre, ndërsa në vitin 2021 u shtuan edhe 115 të tjerë. Ndërkohë, rritja ishte e lartë në vitin 2022 me 625 klientë, apo 443% më shumë se viti paraardhës. Kurse në vitin 2023 u shtuan edhe 729 vetëprodhues të tjerë, ndërsa numri më i lartë u regjistrua në vitin 2024, kur u miratuan aplikimet e 887 klientëve.

Me këto impiante të miratuar dhe të lidhur me rrjetin elektrik, kapaciteti total i instaluar nga vetëprodhuesit në Shqipëri ka arritur në 216.823 mWp, raporton Scantv.

Ndërkaq, të ndarë sipas llojit të klientit, privatët kryesojnë me 1, 645 konsumatorë, ndërsa pas tyre vijnë familjarët me 705 konsumatorë. Po ashtu, të dhënat tregojnë se janë 51 institucione shtetërore si bashki, ministri apo institucione arsimore që kanë instaluar panele diellore për gjenerimin e energjisë, si dhe 15 konsumatorë jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellës, poliklinika apo qendra shëndetësore.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë atje, këto të dhëna reflektojnë një diversifikim të kategorive të konsumatorëve që po investojnë në energjinë e rinovueshme, duke mbështetur angazhimin e vendit për të rritur prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe për të mbështetur krijimin e një mjedisi të pastër energjetik.