Sllovenia dhe Kroacia bllokojnë sasi të mëdha specash nga Shqipëria, rezultuan me pesticide

Cardboard box with red bell peppers. Big red organic peppers in cardboard box at farmers market. Healthy homegrown vegetable.

Autoritetet sllovene kanë bllokuar një sasi specash me origjinë nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike kanë treguar praninë e lëndëve të dëmshme mbi normat e lejuara.

Sipas sistemit të gjurmimit, në këto produkte janë gjetur pesticide si “acetamiprid, formetanate dhe flonicamide”, të cilat konsiderohen rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve. Ekspertët theksojnë se përdorimi i këtyre substancave në përqendrime të larta mund të ketë pasoja serioze për organizmin, prandaj rekomandohet që të mos konsumohen.

Autoritetet e sigurisë ushqimore në Slloveni kanë bërë të ditur se produktet e bllokuara nuk do të lejohen të qarkullojnë në treg, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të rregulloreve ndërkombëtare për mbetjet e pesticideve.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu, raportohet se edhe Kroacia ka bllokuar një sasi të madhe specash me pesticide të ndaluara, që kishin hyrë në vend nga Shqipëria.

Sipas raportimeve, specat kishin përmbajtje të pesticideve Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.

Aktualisht nuk dihet se sa është sasia e perimeve të bllokuara në këtë shtet.

Pritet që AKU të japë një njoftim zyrtar mbi rastin në fjalë.