Padia për tregun e lirë energjetik, nis seanca në Supreme

Ka nisur seanca në Gjykatën Supreme në rastin e tregut të lirë të energjisë.

Në lidhje me këtë, Oda Ekonomike e Kosovës kishte iniciuar padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Objekti i padisë ka të bëjë me vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji, të cilat, sipas Odës Ekonomike, kanë ndikuar në mënyrë të padrejtë ndaj bizneseve vendore dhe konkurrencës në tregun energjetik.

Reklama e sponzorizuar

Gjykata Supreme pritet të shqyrtojë argumentet e të dyja palëve, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të ketë rëndësi të veçantë për sektorin energjetik dhe mjedisin e biznesit në vend.