Samsung, rritje me 54% të fitimit, pret kërkesë të fortë të çipeve të memories gjatë vitit

Samsung projektoi kërkesë të fortë për çipet e memories në gjysmën e dytë të vitit dhe një rimëkëmbje në tregun e celularëve në nivelet e 2019-s, duke sinjalizuar se ekonomia botërore po rimëkëmbet nga pandemia.  Prodhuesi kryesor në botë i çipeve të memories dhe smartphonave, publikoi një rritje me 54% të fitimit operativ në tremujorin e dytë, që është rezultati më i fortë në mbi 2 vite, mbështetur nga çmimet më të larta të çipeve dhe kërkesës më të mirë se ç’pritej.

“Për gjysmën e dytë, kushtet e tregut pritet të jenë të favorshme për biznesin e komponentëve”—deklaroi Samsung duke shtuar se kërkesa për memorie do të nxitet nga prezantimet e modeleve të reja të telefonave.  Kompania paralajmëroi se mungesa botërore e mikroçipeve jo të memories, përbën ende një rrezik tek projeksionet, ndërkohë që pasiguri të tjera në lidhje me Coivd dhe gjeopolitike pritet të vazhdojnë.

Mungesa botërore e gjysmëpërçuesve po bëhet një problem kryesor për prodhuesit e smartphonave, ndërkohë që përgatiten të nxjerrin në treg produktet e reja në gjysmë e dytë të vitit.  Rivali Apple deklaroi se pret që mungesa e çipeve të përkeqësojë situatën në T3 dhe të ndikojë edhe në prodhimin e iPhone.   Megjithatë, Samsung përmendi themelet e forta në tregun e çipeve të memories me rritjen e adaptimit të rrjetit 5G dhe kërkesës së qëndrueshme për servera dhe PC. Samsung pritet të prezantoi smartphonin e ardhshëm kryesor të palosshëm më 11 Gusht./SCAN TV/

Reklama e sponzorizuar