Detaje në lidhje me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë (Dokument)

Dogana e Kosovës ka përgatitur një dokument sqarues për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2019.

Sipas Doganës së Kosovës, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në mesë të Republikës se Kosovës dhe Republikës së Turqisë konfirmon synimin e palëve të jenë pjesë aktive në procesin e integrimit ekonomik evropian duke e shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për të forcuar këtë proces.

Gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje Turqia dhe Kosova do të krijojnë gradualisht një zonë dypalëshe të tregtisë së lirë, ku lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve janë të garantuara reciprokisht. Shërbimet do të jenë subjekt i negocimit menjëherë pas hyrjes në zbatim të kësaj marrëveshje.

Reklama e sponzorizuar

Objektivat e Tregtisë së Lirë në mesë të Republikës se Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë:
• Rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ne mesë te palëve dhe rritja e standardit te jeteses se popullatës se tyre;
• Promovimi dhe zgjerimi i tregtisë përmes zhvillimit te harmonizuar te mardhenieve ekonomike mes palëve;
• Eleminimi i barrierave dhe kufizimeve ne tregtinë mallrave dhe shërbimeve;
• Nëpërmjet eleminimit te barrierave ne tregti, palet kontribuojnë ne zhvillimin dhe zgjeimin e harmonizuar te tregtisë boterore;
• Sigurimin e kushteve te barabarta te konkurrencës ne tregti ne mes te palëve;
• Mundësimin dhe të zhvillimin gradual te një zonë të tregtisë së lirë ndërmjet Turqise dhe Kosovës;
• Bashkëpunimi per mbrojtjen e duhur efikase te te drejtave pronesore intelektuale.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në mesë të Republikës se Kosovës dhe Republikës së Turqisë është negociuar gjat vitit 2013 qe me date 27 Shtator 2013 te nënshkruhet nga Ministrat respektive te tregtisë.

Me ketë marrëveshje Turqia dhe Kosova gradualisht do të themelojnë një zonë të tregtisë së lirë gjatë një periudhe maksimale prej 10 vitesh duke filluar nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshje, në përputhje me këtë Marrëveshje dhe në përputhje me GATT 1994 si dhe me dispozitat e përfshira në marrëveshjet relevante me OBT-në.

Më poshtë mund të gjeni të plotë dokumentin e siguruar nga Buletini Ekonomik.

Linku për shkarkim: Dokumenti sqarues nga Dogana e Kosoves.

Dokumenti sqaron të gjitha implikimet tregtare për produktet dhe shërbimet. /Buletini Ekonomik