Miratohet në komision projektligji për buxhetin 2026, kërkohet rritje për pensionet

Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare dhe peticione ka miratuar mes dy leximeve Projektligjin për buxhetin për vitin 2026.

Pro projektligjit votuan gjashtë deputetë të mazhorancës, ndërsa kundër ishin katër deputetë nga opozita.

Reklama e sponzorizuar

Debat në komision ngriti propozimi i deputetes së PDK-së, Sala Jashari që pensionet e disa kategorive, përfshirë veteranët të barazohen me pagën minimale.

Mirëpo deputetët nga LVV thanë se këto propozime do të shqyrtohen gjatë rishikimit të buxhetit muajin tjetër.

Krahas kësaj, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, kërkoi nga komisioni të shqyrtojë mundësinë e një vizite në Hagë te ish krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Specialja.

“Të thirren edhe ata që kanë kaluar këtë proces për të marrë përshtypjet e tyre për mosrespektimin e të drejtave të njeriut nga gjykata speciale”, tha ai./KP