Artan Demolli caktohet u.d i Sekretarit të Përgjithshëm të MINTI-t

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) e ka caktuar Artan Demollin ushtrues detyre në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MINTI-t.

Vendimi është nënshkruar nga ministrja  Mimoza Kusari-Lila dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Reklama e sponzorizuar

Sipas këtij vendimi, Demolli do të ushtrojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që i takojnë Sekretarit të Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen vendimet e mëhershme lidhur me ushtrimin e kësaj detyre, pozitë e cila deri më tani është ushtruar nga Agim Xhuraj”, thuhet në njoftim.