Digjitalizimi i arkave fiskale: Çfarë duhet të dinë bizneset deri më tani?

Arka Fiskale

Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2026, janë përcaktuar detyrime të reja lidhur me fiskalizimin dhe lëshimin e kuponëve fiskalë.

Detyrimet e blerësit

Sipas Nenit 41 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2026, çdo blerës ose pranues i një kuponi fiskal, qoftë në formë fizike apo elektronike, është i obliguar ta mbajë kuponin fiskal, ose dëshminë e pranimit të tij, deri në 30 metra pas largimit nga vendi ku shitësi ushtron aktivitetin. Zyrtarët e autorizuar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) mund të kërkojnë nga blerësi që ta paraqesë kuponin fiskal si dëshmi për blerjen e realizuar.

Reklama e sponzorizuar

Dispozitat kalimtare

Dispozitat kalimtare të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2026 parashohin se kalimi nga Pajisjet Elektronike Fiskale (PEF) në Sistemin Elektronik të Fiskalizimit (SEF) do të bëhet në datën që do të përcaktohet me vendim të Ministrisë së Financave.

Tatimpaguesit që aktualisht kanë të instaluara Pajisje Elektronike Fiskale (PEF) mund të vazhdojnë t’i përdorin ato deri në nxjerrjen e vendimit përkatës nga Ministri i Financave.

Ndërkaq, tatimpaguesit që nuk posedojnë Pajisje Elektronike Fiskale (PEF), nga hyrja në fuqi e UA Nr. 01/2026, janë të obliguar që, brenda afatit prej 60 ditësh, deri në instalimin e Sistemit Elektronik të Fiskalizimit (SEF), të përdorin blloqe tatimore të fiskalizuara përmes sistemit EDI. /Buletini Ekonomik/