Gjatë vitit të kaluar, sipas Raportit për vitin 2025 të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në Regjistrin Kreditor janë raportuar 347,699 kredi.
Në këtë numër përfshihen huatë, kartelat e kreditit, mbitërheqjet, kreditë hipotekare rezidenciale, linjat kreditore, garancionet, lizingu, faktoringu dhe asetet e tjera kreditore.
Në raportimin për kreditë e aprovuara për vitin 2025 prijnë bankat me 192,331 kredi, të ndjekura nga institucionet mikrofinanciare dhe ato jobankare me 141,597, si dhe kompanitë e sigurimeve me 13,771 kredi të aprovuara.
Në vitin 2025 është vërejtur një rënie e numrit të kërkesave për raportin kreditor të kredimarrësve në BQK, si për personat fizikë ashtu edhe për ata juridikë.
Në raportin e BQK-së thuhet se kjo tendencë lidhet me mundësinë e qasjes dhe shkarkimit të raportit kreditor elektronik përmes platformës eKosova, e cila e ka lehtësuar ofrimin e këtij shërbimi, duke u mundësuar kredimarrësve ta sigurojnë atë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga platforma.
Sipas raportit të BQK-së, me Regjistrin Kreditor, BQK-ja mund të operojë, të rregullojë, të licencojë, të regjistrojë dhe të mbikëqyrë sistemet e informacionit të kredive, me qëllim të mbledhjes dhe shpërndarjes së informacionit të kredive mes institucioneve kredidhënëse, si dhe mund të nxjerrë rregullore për zbatimin përkatës.
Të ngjashme:
Qytetarët e Kosovës kanë 528 milionë euro kredi aktive në institucionet mikrofinanciare









