Ministria e Punës dyshohet se e ‘kurdisi’ tenderin në vlerë 80 mijë euro

Ministria e Punës dyshohet se e ‘kurdisi’ tenderin në vlerë 80 mijë euro Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka hedhur dyshime për kurdisje të një tenderi dhjetëra mijëra euro nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Bëhet fjalë për tenderin “Furnizim me material higjienik”, në vlerë të 80 mijë eurove, i cili sipas një opinioni të ekspertëve të AKK-së, iu përshtatë kompanive të caktuara, përcjell Buletini Ekonomik.

“Agjencia, pasi ka analizuar me kujdes njoftimin për kontratë, dosjen e tenderit dhe specifikimet teknike, vëren se tek Aneksi I, autoriteti kontraktues ka emërtuar artikujt si në vijim: artikulli nr. 7. Pampersa 100-150 cm dhe artikulli nr.8. Pampers 80 – 100 cm, artikuj të cilat janë specifikuar nga njësia kërkuese në atë mënyrë që i përshtatën prodhuesve të caktuar dhe eliminojnë prodhuesit tjerë”, thuhet në opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Reklama e sponzorizuar

Në vendim thuhet se Autoriteti Kontraktues është veçanërisht i ndaluar që të hartojë specifikime teknike që favorizojnë ose diskriminojnë një ose më shumë operatorë ekonomik apo prodhues të caktuar në treg.

“Duke vepruar në këtë mënyrë Autoriteti Kontraktues ka shkelur nenin 7 dhe 28 të Ligjit në fuqi për prokurimin publik”, thuhet në vendim. /Buletini Ekonomik/