Herën tjetër kur shani në Twitter, ose shpërndani fotografi në gjendje të dehur, mos harroni se punëdhënësit e ardhshëm po shikojnë – dhe kjo mund t’ju kushtojë me vendin e punës.
Sipas një hulumtimi të “World Economic Forum”, një në pesë punëdhënës thonë se ata kanë hedhur poshtë një kandidat pas shikimit të asaj se çfrarë kanë postuar në rrjete sociale.
Megjithëse shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për kurthet e mediave sociale, numri i organizatave që hedhin poshtë aplikantët sugjeron se ka njerëz që ende nuk mendojnë para se të postojnë.
Cfarë kërkojnë punëdhënësit në rrjete sociale?
Gjuha agresive ose ofenduese është veprimtaria më e dobët e mediave sociale. Tre të katërtat e punëdhënësve kanë thënë se kjo ka qenë shkaku që dikush të merrte ose jo një vend pune.
Në vendin e dytë janë fotografitë ku dëshmohet se kandidati është përdorues i drogave.
Vendi i tretë përbën befasi, pasi drejtshkrimi i keq ose gramatika është emëruar nga më shumë se gjysma e punëdhënesve si një arsye tjetër. Në fakt, drejtshkrimi i dobët dhe gramatika ka dalë se janë më të dëmshme për reputacionin e një kandidati sesa fotografitë si i dehur.
Në shqip nga Buletini Ekonomik