Policia e Kosovës ka njoftuar se në periudhën janar – shtator të vitit 2019 ua ka ndaluar më shumë se 5500 shoferëve të drejtën e ngasjes.
Në të njëjtën periudhë, sipas policisë, më shumë se 12 mijë shoferëve u janë vendosur pikë negative.
Sipas një njoftimi, kjo është në kuadër të vazhdimit të aktiviteteve me qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe uljen e aksidenteve.
Gjatë periudhës kohore janar – shtator 2019:
- 5573 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
- 12285 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.
Në fund, Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, “në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shoferi”.