Sindikata: Në Telekom po emërohen në pozita njerëz pa konkurse interne

Posta dhe Telekomi i Kosovës

Sindikata Profesioniste e Telekomit të Kosovës ka reaguar lidhur me largimet e ditëve të fundit në Telekomin e Kosovës.

Kjo sindikatë në reagimin e saj thotë se në Telekom janë anuluar të gjitha konkurset interne dhe se po emërohen nëpër pozita njerëz pa kurrfarë kriteresh, përcjell Buletini Ekonomik.

Në komunikatë thuhet se po rrezikohet mirëqenia e punëtorëve meqë 85 për qind e tyre janë në kredi.

Reklama e sponzorizuar

Më poshtë komunikata e plotë:

“Sindikata Profesoniste e Telekomit të Kosovës është duke percjellur të gjitha zhvillimet në kompani. Derisa kompania është në gjëndjen me të keqe që pas perfundimt të luftes në Kosovë, ne shprehim shqetësimin dhe brengen tonë, se nuk është duke u punuar mjaftueshëm që të kthehet Telekomi furishëm në treg dhe vetëekzitoj.

Veprimet muajve te fundit dhe keto ditëve që lamë pas, vetëm sa shtojnë dyshimet, skepticizmin se është duke u punuar diçka në dobi të Telekomit. Kur kësaj i shton gjëndjen politkike në vend dhe mungesa e vendimarrjes institucionale (Qeverisë – Aksionarit), ne si Sindikatë nuk do të lejojmë me asnjë çmim që punëtorët tanë ta paguajnë keqmenaxhimin dhe paaftësinë lidersheepit në Telekom dhe jasht Telekomit të Kosovës.

Ne Sindikata Profesionise nuk i takojmë asnjë partie politke, nuk jemi pjesë e asnjë grupacioni të interesit, ne jemi dhe do mbesim zëri i të drejtave të punëtorit. Politika, Qeveritë mund edhe të ndërrohen çdo ditë, por, ne nuk do të tolerojmë të shkelet mbi të drejtat dhe ekzistencën e punëtorëve. S’ka politikë me Telekomin e Kosovës!.

Ne si sindikatë dhe punonjësit e kompanisë jemi të shqetësuar me plot tema që lidhen me fatin dhe ekzistencën ekonomike e sociale stafi. Janë mbi 85% e punëtorev që kanë kredi në banka, mesatarisht 3.5vite jetëgjatesia e kredisë dhe mos siguria dhe e vijimsisë në të ardhurat e tyre (çoftë edhe me të uleta), krijon një gjëndje që nuk përballon asnjëri nga ta. Transparenca në kompani është duke munguar. Motivimi i punëtoreve është lidhur direkt me rezutatet.

Temat e rendituara si me poshtë, janë disa nga ato që punëtoret janë të interesuar që të kenë përgjigje nga Menaxhmenti Ekzekutiv, Kryeshefi Ekzekutiv dhe Bordi i Drejtorëve i TK-së. Çdo vonesë në këto përgjigje, vetëm sa e perkeqëson gjendjen edhe ashtu të renduar në kompani. Privatizimi – Para pak kohe Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka filluar një “ ide” apo “koncept” për privatizim të TK-se, mu në kohën kur kompanija e ka vlerën me të ulet në treg.

Është për mu habitë se si Menaxhmenti, Kryeshefi dhe Bordi, fare se kanë biseduar këtë proce me punëtorë dhe Sindikatat. Ne jemi për privatizm, por pa ju garantuar të drejtat e punëtorve, pa u rritur vlera e kompanisë, pa ndryshuar modeli i privatizimit, as që bëhet fjalë për një gjë të tillë. Ristrukurimi – edhe pse flitet çdo ditë për ristrukurim të mirëfillët, ai nuk është duke ndodhur. Kemi çdo ditë levizje pozitash, duplifikim postesh dhe asnjehere të sinkronizuara me nevojat e tregut, me nevojat e konsumatorëve. Kjo ka bërë që përveç problemeve tjera që kemi, ënde është renduar gjëndja në Telekom. Edhe për këtë temë, jemi të hapur dhe e përkrahim, por jo duke adaptuar pozita në sherbim të politkës ditore dhe grupeve të caktuara të interesit. Konkurset interne dhe anulimi i tyre – ishte një mundësi që të nxitet gara për pozitat e caktuara të shpallura me konkurs intern. Anulimi i tij pa ndonjë arsye të fort, vetëm sa shton bindjen tonë, se është duke u shkelur e drejta me elementare për shance të barabarta. Një gjë e tillë perveç që shkel të drejtat me elemantare edhe e demotivon totalisht stafin dhe nuk perjashtohët mundësia që të ikun kuadrot me profesionale nga Telekomi i Kosovës.

Konkursi ishte nisur mirë, ishin kryer të gjitha përgatitjet, por anulimi i tij dhe mos jepja shancë për garë e të të gjithëve, nuk është e pranueshme për ne, përçka si Sindikatë Profesioniste kërkojmë që mos shkelen të drjtat e asnjë punëtori. Zëvendësimi i konkursve interne me nominime dhe emrime nepër pozita të ndryshme, është jasht çdo norme, kodi etik dhe professional, e as pak ligjor… Kodi shtetëror +383 – edhe pse janë bërë vite që jemi pranuar si anëtarë I barabart në ITU (kemi kodin tonë +3830, ne ende se kemi implimentuar, duke i krijuar konkurrencës mundësinë që të bëjë diferencimin (përparësinë në të hyra dhe klient).

Është proklamuar se me kod të ri, përveç kursimeve, edhe do krijohen të hyra të reja për Telekomin. Fatekësisht kjo s’po ndodh, përkunder kemi rënjë të të hyrave në masën prej 18% çdo muaj në krahasim me vitet paraprake. Nese kemi implimetuar pjesërisht kodin shtetëror, kjo do duhej se reflektuari edhe në performancë financiare, por mos prezenca në treg me oferta joshesë, ka bërë që Telekomi i Kosovës të ketë çdo ditë e me tepër vështërsi financiare. Monaco dhe Alcatel (Nokia) si partner afarist prej fillimit në Telekom, janë treguar të papërgjegjëshem dhe jo etikë në partneritet karrshi neve. E themi këtë sepse për vite të tëra, por edhe sot, kanë marrur nga Telekomi i Kosovës miliona euro, e derisa ne tani përballemi me këto sfida, këta të fundit vetëm kërkojnë të kenë kontrata afatgjata me Telekomin, e fare pa u brengosur për gjëndjen në të cilën gjendemi. Aspak e ndershme kjo gjë, ose edhe jemi ne që i kemi krijuar këto raporte.

Mjafton analizë në një ditë pune, për me parë se si janë të ndertuara raportet dhe a përkojnë këto me interesa të një anshme nga këta dy operator – partner… Shpenzimet operative (paga dhe meditje, marketing, blerje dhe furnizim me telefona, udhetime jasht vendi, reprezentacion – dreka darka pune, renovime, qeratë etj…), vetëm sa e rendojnë këtë gjëndje. Këto shpenzime pothuaj kanë mbetur të njejta me kohën kur kompania kishte bilanc pozitiv. Ne nuk shohim asnjë kursim. Në asnjë kategori të shpenzimeve nuk e kemi arritur të shohim kursim, perjashtimisht shpenzimeve në media – portale, e që në krahaism me tjera shpenzime, keto janë shumë minore. Mungon kontrolla dhe analiza e shpenzimeve në raport me benefitet që sjell ai shpenzim. Kjo gjë duhet të nderpritet sa me shpejt, krejt kjo që të normalizojme sa do pak këtë gjëndje.

Shpenzimet që lidhën me domosdoshmerinë e operimeve, sigurisht se janë të pranueshme, por jo ato shpenzime që nuk sjellin asnjë benefit, por vetëm sa e rrisin barren e kompanisë. Është për t’u habitur fakti se Bordi i Drejtorëve të Telekomit edhe pse ka nxjerrur Strategji për kursime dhe dalje nga gjëndja jo e mirë e Telekomit, këto hapa nuk janë zbatuar ose fare pak janë zbatuar nga Menaxhmenti Ekzekutiv, Kryeshefi dhe vetë Bordi. Mungesa e materialit për instalime në teren (në regjione) – ne jemi çdo ditë në teren. Ankesat që vijnë nga atje, me se miri e pasyron gjëndjen ku gjindemi. Kemi dispalancë mes kërkesave të klientëve dhe realizimit të ketyre kerkesave. Me muaj të tërë nuk i realizohet kerkesa (ka raste deri 2 -3 muaj), e si të rriten të hyrat.

Mungojnë material prej telit/kabllo, lidhese, modema, stb, vegal pune…, e fare mos të permendim veshmbathjen e ekipeve në terren dhe imazhin. Ne bëjmë me shumë reklama individuale dhe përcjellim aktivitet që fare nuk lidhen me Telekomin, se sa të investohet në imazh të vertetë. Nuk mund t’i fajësojmë punëtorët për mos punë, nese mungojnë kushtet me elementare. Punëtoret e terrenit janë pasqyra e jonë me mirë. Mos përmirësimi i kushteve të punës nder vite,e që vazhdon edhe sot, mos ndarja e punëve në menyrë propercionale, diferencimi në pagë mes atyre administrative (në zyre) me ato në terren, jo përgjegjësia, jo transparenca, janq ato që I kanë kontribuar kësaj gjëndje.

Nese menaxheret regjional s’kanë kompetenca, s’kanë material për punë, s’kanë informata, s’kanë motivim, pyetja është se si të ballafaqohemi me konkurrencen dhe me çka të luftohët ajo? Bisnes plani 2020/20023 – është duke u punuar në këtë drejtim, ashtu siç edhe e parasheh ligji për NP. Por, a janë duke u marrur parasyesh të gjitha këto elemente që cekem me lart?, nese ne s’kemi informata, s’ka infomata as stafi, e po vazhdohet e njejta “lojë” që ne jemi duke e kritikuar çdo ditë.

Nuk duam asnjë informatë me numra, me shifra që do “rrezikonin” sekretin afarist, por pyetja shkon; ku do jenë punëtorët pas 1,2,3 vite?, cila ëshët paga e tyre?, kah do orientohet kompanija?. Jo transparenca rreth mosvazhdimit me MVNO dhe numrat e tyre – e dijm që ka përfunduar marrëveshja mes TK dhe Zmobile, temë kjo që është e dijshme për të gjithë. Çka na mungon në këtë fazë është, se çka është duke u bërë që ata numra/klient të kalojnë tek Vala?, cilat janë përgatitjet tona teknike që me absorbu ata konsumator?, a kemi ndonjë ofertë që kishte me joshë këta klient?, cilat janë gjasat që në shumicë me kalu kah Vala këta konsumator?, sa i kushton Vala-s kjo bartje e numrave?, si është e rregulluar me ligj kjo çështjë dhe konsekuencat “e mundshme” gjatë dhe pas transferimt të të dhënave? etj…, nese jo të gjitha, këto info i duhen punëtorëve. Sepse në fund të ditës, Menaxhmentet, Drejtorët, Bordet kanë mandat 3 vjeçarë dhe janë punëtorët që prap do ballafaqohen dhe vuajnë pasojat e veprimeve – vendimeve të menaxhmenteve në vazhdimësi. Partneritet ne reflektim me gjendjen ku gjindemi – koha kur janë ndertuar partneritet e Telekomit me të tjerët, ka qenë një situatë krej me ndryshe, si në treg, si në teknlogji, si në vetë gjëndjen financiare që kishte Telekomi.

Telekomi nuk ka ndonjë strategji dhe analizë të mirëfillët, se si të veprohet tutje. Çka duhet në këtë fazë, është së duhen analiza të thella, si a I duhen ende TK-së këto partneritet?, nese po, për cilat shërbime dhe çfarë provisioni?, a mundet TK-ja me forca vetanake me kryer ndonjërin prej shërbimeve që kryejn këta partner?, a mund të ndryshohën kushte e kontratës marru parasyesh gjëndjen e kompanisë? Etj etj…. Pjesëmarrje në takimet me ME (se paku një herë në muaj) – roli dhe detyrat e Sindikatave në raport me menaxhement janë të definuara me statutet të të dyjave, por edhe me ligj. Nuk kërkojmë dhe nuk duam që të jemi në asnjë proces që lidhet me operimet, zbatimin në praktkikë të strategjive… por, mosinformimi me kohë, mungesa e raporteve të shendosha – reciproke Sindikatë – Menaxhement, kanë japur rezultatet që kemi para nesh.

Andaj, minimum një herë në muaj duam takim mes udhëheqjes sindikale dhe menaxhmentit, në të kundërten, këta të fundit nuk na perfaqësojne neve si punëtorë të korporatës dhe çfarëdo vendimi i tyre do të kundershtohët fuqishëm. Si përfundim, ne si Sindikatë në asnjë moment nuk pajtohemi me këtë gjëndje. Kjo gjëndje mund të rikuperohët nese të gjithë jemi për me ndryshuar, por edhe nese vazhdohët ky injorim ndaj kërkesave të punëtorëve, shkeljes se të drejtave të tyre, atëherë pasojat (penale, juridike dhe etike) bien direk mbi ata që janë zotuar se do qojnë proceset përpara përmes djersës dhe punes se punëtorëve. Ne jemi në përgjigje të ketyrë pyetjeve dhe shqetësimve që shkojnë për Udhëheqësit e Telekomit të Kosovës, ne kemi të drejtën tone, ne kemi rrugën dhe mjetet tona që na lejohën me Ligj dhe Kushtetutë.”