Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim për shkëputjen e kontratës së punës për njërin nga inspektorët e saj, për shkak se është dënuar për korrupsion.
Menaxhmenti i lartë i ATK-së, ka siguruar se secila informatë që dëshmohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe të gjitha rastet e tjera korruptive do të dërgohen në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, sikurse në rastin e cekur më lartë, ATK-ja do të ndërmerr masat e largimit nga marrëdhënia e punës në këtë institucion.
Me këtë rast ATK-ja ka falënderuar edhe qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunim dhe për mbështetjen e tyre në luftimin e këtyre dukurive negative. /Buletini Ekonomik/











