Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, e sipas së cilave Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja do të përfaqësohet me 29 deputetë, PDK me 25 deputetë, AAK-PSD me 14, si dhe Lista serbe me 10 deputetë.
Më poshtë mund t’i gjeni emrat e deputetëve të legjislaturës së re, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
















