Bankat: Kosova ka tarifat më të larta në rajon për Master dhe Visa Card

Kosova i ka tarifat më të larta në rajon sa i përket transaksioneve bankare me Master dhe Visa Card, përcjell Buletini Ekonomik.

Kështu thuhet sipas hulumtimeve të Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK).

Kështu, derisa në Serbi tarifat në shkëmbim janë 0.2 deri 0.3%, Kosova për transaksione më pak se 25 euro e ka 0.8% apo 400% më të lartë.

Reklama e sponzorizuar

Tarifat tjera variojnë nga 1.2 deri 2% apo rritje nga 600% deri në 1000% më të larta. /Buletini Ekonomik/