Mehmeti: Vendimin për tarifat e kemi marrë për të mbrojtur polisë mbajtësit

Banka Qendrore e Kosovës mbajti konferencë për media, ku temë ishte tarifa e vendosur nga kompanitë e sigurimeve.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se ky vendim është marrë “për të mbrojtur mbajtësit e polisave”.

“Këtë vendim e kemi marrë për të mbrojtur polisë mbajtësit”, tha Mehmeti, transmeton Koha.net.

Reklama e sponzorizuar

“Këtë vit e kemi shmangur një shkelje ligjore”, shtoi ai, duke theksuar se tarifat do të rishikohen çdo vit. 

Ndërkaq, zv.guvernatori Sokol Havolli, po ashtu tha se ky vendim për rritjen e tarifave, u bë për mbrojtje të klientëve.

“Duhet të kapitalizohet industria e sigurimeve”, tha ai.

“Duhet të kemi sektor të shëndetshëm të sigurimeve, kompanitë e sigurimeve duhet të jenë të gatshme të mbulojnë obligimet ndaj qytetarëve e të mos mbesin borxh”, shtoi ai.