Ajri në Prishtinë i pashëndetshëm

Ajri i ndotur në Prishtinë

Sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga matësit në Prishtinë, norma ishte 175, në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, e që del të jetë më të vërtetë ajër i pashëndetshëm.

Kosova, sipas raportimeve të fundit, vazhdon të jetë në mesin e 10 vendeve me ajrin më të ndotur.

Sipas matjeve të përditshme të cilësisë së ajrit, rezulton se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog, që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra.

Reklama e sponzorizuar

Ditë më parë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë në një raport të saj ka bërë të ditur se çdo vit në stinët vjeshtë dhe dimёr shënohen ngritje të vlerave ndotëse në ajër.