Ministri në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka reaguar ish kryeministrit Mustafa në deklaratat e tij për vendimin e taksës 100% ndaj Serbisë.
Lekaj e ka pyetur Mustafën se më kë është ai, ndërsa i ka thënë se Ramush Haradinaj nuk është aspak pishmangji.
“Zoteri ish – kryeminister, me kënd je?
Qëndrimi i Isa Mustafes, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia, nuk e tregon përcaktimin e sakt të tij dhe të LDK’s, nëse janë PËR apo KUNDËR, por më shumë është “shpatë me dy teha”, edhe i mirë edhe i dhimbshëm. Jemi të vetëdijshëm, se ish-Kryeministri dhe partia e tij, janë poaq të sigurtë, se Kryeministri Haradinaj, nuk është përsonalitet “pishmangji”, siç disa janë treguar të tillë në të kaluarën.
Prandaj, më mirë do të ishte që sonte, nga partia e tij të dilte me një qëndrim “100% pro vendimit” që të t’i tregojmë Serbisë, se kur bëhët fjalë pë ruajtje të ekonomisë dhe sovranitetit të vendit, ne jemi “100% bashkë”.
Nuk zbrapsemi, sepse KOSOVA është “100% e pavarur dhe sovrane” shkruan Pal Lekaj në Facebook.