Mbi 90 për qind e investimeve të diasporës në Kosovë shkojnë në blerjen e banesave

Mbi 90 për qind e investimeve të huaja në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 kanë qenë të orientuara në patundshmëri, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për vitin 2019.

Prej 110.8 milionë euro sa ishin investimet e huaja, mbi 90 për qind e tyre u orientuan në ndërtimtari e investime në patundshmëri.

Pjesa më e madhe e investimeve erdhi nga diaspora.

Reklama e sponzorizuar

“Në gjysmën e parë të vitit 2019, IHD-të e pranuara në Kosovë shënuan rritje vjetore prej 19.3 përqind dhe shënuan vlerën prej 110.8 milionë euro. Rritja e IHD-ve u evidentua kryesisht tek sektori i ndërtimtarisë, përderisa investimet në patundshmëri, qiradhënie dhe aktivitete biznesore, të cilat përbëjnë rreth 92 përqind të gjithsej IHD-ve, arritën nivelin prej 102.0 milionë euro që është nivel pothuajse i ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit 2018”, thuhet në raportin e BQK-së. /Buletini Ekonomik/