Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkuar nga ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion.
Kosnetti thotë se është mjaft i interesuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.
Ai në një postim në Twitter thotë se sfidon komunat dhe ministritë t’i publikojnë procedurat e tyre për rastet e tilla.
“Kohët e fundit kemi publikuar linjën tonë për raportimin e supozuar të parregullsive në punësimin dhe prokurimin e Ambasadës. Ne sfidojmë ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat e tyre për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnetti në Twitter.