Shtetet e Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet.Ky qëndrim u shpreh në një deklaratë të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, pas një takimi që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeu pati të hënën me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku ai i bëri thirrje Kosovës të përfitojë nga rrethanat e krijuara për të arritur një marrëveshje historiike me Serbinë.“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dy vendeve për integrimin e ardhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stabilitetin”, thuhet në deklaratë.Pas takimit, presidenti Thaçi nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së Zërit të Amerikës, nëse e shihte vendimin për tarifat si një qëndrim kundër bisedimeve me Serbinë apo kundër ideve të tij për korrigjimin e kufirit si rrugë e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin, por e vuri theksin tek nevoja e zgjidhjes së problemeve me Serbinë.“Mendoj se vetë krijimi i rrethanave të reja dhe në Kosovë dhe në Serbi dhe në rajon, por edhe në botë – sepse bota ka ndryshuar, Evropa po ndryshon, rajoni ynë është në udhëkryq – shtojnë domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi”.Ai tha se Kosova duhet “ta heqë qafe një herë e për gjithmonë çështjen e Serbisë dhe të fokusohet në zhvillimin ekonomik, në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të mos humbim kohë ne tash e tri dekada, vetëm me Serbinë, Serbinë, Serbinë”.Presidenti Thaçi tha se përfundimi i përbashkët nga takimi me zotin Pompeo ishte se marrëveshja me Serbinë “do të sjellë edhe më tepër paqe dhe stabilitet, edhe në Kosovë, edhe në Serbi, edhe në tërë rajonin, që do të hapë perspektivë evropiane, të shpejtë, konkrete për dy vendet dhe popujt tanë”.“Konfirmimi dhe mbështetja e plotë dhe e fuqishme e Sekretarit të Departamentit amerikan (të Shtetit) zotit Pompeo për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, pra të dialogut dhe negociatave dhe inkurajimi që kjo marrëveshje të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur, është edhe një impuls tjetër edhe për mua si President i vendit, për institucionet e Republikës së Kosovës, të gjitha pa dallim, për fuqizimin e rolit tonë të brendshëm, arritjen e një konsensusi sa më të gjerë politik dhe përmbylljen e këtij procesi me një rrugë shumë transparente, efikase, të implementueshme edhe në Kosovë”, tha zoti Thaçi.Presidenti i Kosovës tha se pret hapa konkretë dhe lëvizje edhe më të shpejta në ditët dhe javët e ardhshme.
Buletini Ekonomik Sh.P.K. is committed to ensuring the secure, transparent, and responsible processing of personal data collected through its digital platform. All personal data is processed in full compliance with the applicable data protection legislation in Kosovo, as well as with relevant European data protection standards and best practices.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.