Produktet nga Serbia e kanë kryesuar tregun kosovare për vite radhazi, të cilat u kanë zënë ‘frymën’ bizneseve kosovare dhe produkteve të tyre.
Pothuajse që tetë vitet e fundit, produktet e Serbisë arrijnë deri në 400 milionë euro brenda një viti, shifër kjo e cila vlerësohet të jetë e lartë.
Produktet të cilat kryesojnë në listën importuese të Serbisë i takojnë industrisë së ushqimit, ku shumë produkte me origjinë serbe ziejnë raftet nëpër dyqanet tregtare e ku qytetarët i blejnë dhe konsumojnë.
Por, tani ku është vënë taksa prej 100% , Serbia po i humb miliona euro nga produktet që gjithmonë i importonte në Kosovë.
Indeksonline ka siguruar nga Dogana një tabelë të importeve nga Serbia prej vitit 2005 e deri në këtë vit.
Që shtatë vite, Serbia ka arritur të eksportojë miliarda neto kilogram mallra.
Madje, këtë e ka bërë për disa vite radhazi, nga 2012 e deri në vitin 2017, janë miliarda neto kilogram që kanë hyrë në Kosovë, ndërsa vlera e tyre është miliona euro.