Muajin e ardhshëm në Berlin, Merkel pritet t’i prezantojë Vuçiqit “planin për Kosovën”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, gjatë muajit të ardhshëm pritet që të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në këtë takim pritet të diskutohen një sërë çështjesh, duke filluar me problemin Prishtinë-Beograd dhe më pas edhe me politikën e re të Bashkimit Evropian për Zgjerimin
.

Siç shkruajnë mediat serbe sot, në këtë takim që do të mbahet në Berlin, kancelarja Merkel pritet që t’i prezantojë presidentit të Serbisë ‘planin për Kosovën’.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë të thirrura në burimet e tyre, mediat serbe raportojnë se në këtë takim do te diskutohet edhe për emërimin e mundshëm të Miroslav Lajcak si Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, raporton ‘blic.rs’, transmeton Gazeta Express.

“Një pjesë e madhe e këtij takimi do t’I kushtohet cështjes së të dërguarit të ri të BE’së për bisedimet Prishtinë-Beograd dhe agjendën e tij të ardhshme. Vucic mund të zbulojë pastaj se në çfarë drejtimi do të shkojnë bisedimet që do t’I udhëheq Miroslav Lajcak”, ka thënë ky burim.

Megjithatë nga BE-ja i kanë quajtur spekulime raportimet rreth emrit të Miroslav Lajcak. Ata kanë thënë se janë duke diskutuar rreth çështjes së Përfaqesuesit Special, megjithatë thonë se procesi është vetëm në hapat e parë dhe janë shumë larg marrjes së vendimit.

E në një përgjigje të para pak ditëve nga Qeveria Gjermane është thënë që çështja e emërimit të një Përfaqësuesi Special të BE është në dorën e Josep Borellit.