Ka nisur seanca në të cilën deputetët do të vendosin për formimin e komisioneve parlamentare.
Sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani në seancë janë 94 deputetë.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka propozuar të shtohet një pikë e vazhdimit të vlefshmërisë së rregullores së punës edhe për legjislaturën e shtatë, gjë që u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare.
“Vazhdimi i validitetit të rregullores së Kuvendit, me përjashtim të nenit 69”, ka qenë propozimi i nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqit.
Më pas u votua për rregulloren e Kuvendit, dhe për komisionet parlamentare.
“Legjislatura e shtatë e njeh rregulloren e Kuvendit të vitit 2010-të dhe poashtu numrin e komisioneve në 14-të”, deklaroi kryeparlamentarja Vjosa Osmani./Express/