Kurti tregon se a u takua me Grenellin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar sot se në Mynih të Gjermanisë nuk është takuar me ambasadorin dhe Përfaqësuesin Special të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Një gjë të tillë lideri i VV’së e ka thënë në një intervistë për ‘indeksonline’.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk kam pasur kësaj radhe takim me ambasadorin Grenell këtu. Këtu kam takime bilaterale të aranzhuara më herët. Por jam në kontakt me Grenell, të cilin përndryshe e kam takuar dy herë më herët”, ka thënë Kurti.

Kreu i qeverisë ka folur edhe për letrën e predisentit Macron dhe kërkesën e këtij të fundit për heqje të taksës, duke thënë se vendimin e tarifës 100 % do të heqin sapo të rivendoset masa e reciprocitetit.

Gazeta Express sot ka raportuar se emisari i Trump, Richard Grenell, dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, nuk e kanë takuar Albin Kuritn në Mynih për shkak të qëndrimeve të këtij të fundit rreth taksës e reciprocitetit.