Ndalja e punës së transportit rrugor në Kosovë, në këtë rast edhe ndalimi i punës së autobusëve për më shumë se dy muaj nga pandemia Covid-19, ka bërë që kompanitë e transportit të jenë në gjendje të rënduar financiare.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor Ruzhdi Kurtishaj, vlerëson se gjendja në këtë fushë është shumë e rënduar, për shkak të rrethanave që sollën këtë sektor nga pandemia e cila dëmtoi ekonomitë e të gjitha vendeve të botës.
“Gjendja në transportin rrugor të udhëtarëve ende është shumë e rënduar. Tani jemi duke bërë përgaditjet për të rifilluar punën, ne kërkojmë mbështetje nga shteti, në këtë rast lirimit nga pagesa për tërheqjen e rendeve të udhëtimit në transportin ndërurban sipas ligjit 04L/179 , Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit po ashtu deri më tani nuk kanë punuar qendrat e regjistrimit të automjeteve”, tha Kurtishaj
Kryetari i Shoqatës së Transportit rrugor Ruzhdi Kurtishaj, vlerësoi se për të rifilluar punën është dashur të bëhet shumë punë. “Ne si shoqatë që jemi në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, kemi bërë shumë punë dhe me avancimin e dialogut publiko-privat kemi arritur që të senzibilizojm të gjithë akterët për këto probleme që tani janë ende aktuale”, tha ai. Sipas tij janë qindra kompani, që do të rifllojnë punën. “Ne kemi mbi 500 kompani, mbi dy mijë autobusë, mbi 10 mijë qytetarë të punësuar. Dialogu duhe të vazhdojë mes aktervëe, shoqatës e instirucione”, tha ai.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor Ruzhdi Kurtishaj, vlerësoi se ka pasur tendenca për të politizuar këtë proces nga akterë të ndryshëm, apo për ta nderprerë suksesin e Shoqatës.
“Për hirë të interesave të grupeve të caktuara, shoqata ka treguar pjekuri dhe fuqi të dialogut dhe është krijuar një qasje unike. Transporti rrugor do të jetë në shërbim të qytetareve të Kosovës të cilët presin me padurim të hapet ekonomia dhe gradualisht të iu kthehemi normalitetit. Unë dua ta falenderoj për angazhimin, Departamentin e Transportit rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, po ashtu një punë e mirë është bërë nga departamenti i transportit rrugor të udhëtarëve, të cilët janë angazhuar në çdo kohë për të gjetur zgjidhje për problemet në këtë sektor”, tha ai.
Tashmë këto probleme i kalojnë të së kaluarës në tash po flasim për kthim në normalitet dhe sot kemi gjendje edhe më të mirë në terren sa ibperlet transportit rrugor, por problem mbetet orari i kufizuar i levizjës së qytetarëve për shkak të masave për shkak të pandemisë, andaj orari i lëvizjeve të autobusëve është sigurisht i reduktuar!.