Tetë raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë shpërndarja gjeografike e rasteve vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërkohë të shëruar janë 6 qytetarë.
Numri total që janë prekur nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 989. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar dhe 175 persona aktivë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste./Tch