Istrefi pret kthimin në Telekom pas vendimit të Inspektoratit, premton rimëkëmbjen e kompanisë
Kryeshefi i shkarkuar i Telekomit, Bedri Istrefi, pret që të kthehet në vendin e punës pas vendimit të Inspektoratit të Punës, që sot i dha të drejtë ankesës së tij.
Vendimi që është i shkallës së parë, obligon Telekomin ta kthejë në punë Istrefin në postin e kryeshefit.
Istrefi ishte shkarkuar javë më parë nga Bordi i përkohshëm me arsyetimin se keqpërdori pozitën.
Përmes një postimi në Facebook, Istrefi tha se është i lumtur që po kthehet në vendin e punës, ndonëse Telekomi ka të drejtën e apelimit të vendimit brenda tetë ditësh.
Përmes një postimi në Facebook, Istrefi tha se është i lumtur që po kthehet në vendin e punës, ndonëse Telekomi ka të drejtën e apelimit të vendimit brenda tetë ditësh.
“Jam i lumtur që do të rikthehem aty ku së bashku me stafin dhe tërë punonjësit e Telekomit të Kosovës kemi bërë dhe do të bëjmë ç’është e mundur për të rimëkëmbur kompaninë tonë dhe për t’iu ofruar gjithë konsumatorëve të saj shërbime dhe produkte sa më cilësore”, ka shkruar Istrefi.
Vendimin e Bordit të përkohshëm për shkarkimin e tij, e ka quajtur spektakël.
“Ky vendim i sotëm dëshmoi edhe një herë se spektakli dhe insinuatat e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve ishin thjeshtë dhe vetëm një veprim i kundërligjshëm për të përmbushur qëllimet e tyre politike, qëllime këto plotësisht tendencioze saqë e dëmtuan dhe përkeqësuan rëndë imazhin e kompanisë sonë. Siç dihet që në ditën e parë, anëtarëve të përkohshëm të këtij bordi, u kam ofruar bashkëpunim të plotë profesional dhe ligjor, ndërsa synimi i tyre parësor paska qenë të ndërmarrë vendime të kundërligjshme duke prodhuar spektakël mediatik me proklamimin e shkarkimit të zyrtarëve të lartë të kompanisë sonë”, shtoi ai.