Apostolova: Respektimi i vendimit të Kushtetueses, parim kyç i respektimit të ligjit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka bërë thirrje që të gjithë akterët politikë në vend ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin.

Në një përgjigje për KOHËN, ajo ka thënë se janë duke përcjellë situatën pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Reklama e sponzorizuar

“Ne iu bëjmë thirrje aketrëve politikë në Kosovë që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij vendimi. Kjo ka të bëjë me respektimin e parimit kyç për sundim të ligjit”, ka thënë ajo.

Gjykata Kushtetuese dje ka vendosur në favor të presidentit Hashim Thaçi lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.